Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Përse PD nuk shpall ende Berishën deputet të saj?

21:08 / June 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb sb sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Gjithë kriza e Partisë Demokratike erdhi nga vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupoi parlamentar. Gjithçka nisi prej atij vendimi që ishte një shenjë lojaliteti ndaj SHBA për vendimin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës nën akuzë për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. 

Pas gati tre vjetësh betejë brenda tyre, vula u rikthye në duart e Sali Berishës. 
Që kriza të përmbyllet duhet që tani kryetari I PD Sali Berisha të mbledh grupin parlamentar dhe të komunikoj kthimin e tij si anëtarë në Grupin parlamentar. 

Këtë vendim duhet ta kishte marrë në fakt një orë pasi fitoi gjyqin por nuk e kanë marrë. 
Përkundrazi I kërkojnë Lindita Nikollës ta marrë, ndërkohë që ajo nuk ka asgjë në dorë në këtë mes, pasi është vendim politik i partisë. 

Ndërkohë para tyre, ka folur sërish SHBA duke deklaruar se nuk bashkëpunojnë me Sali Berishën çka i bie që nuk bashkëpunojnë më me Partinë Demokratike që ai ka uzurpuar zyrtarisht. 
Sidoqoftë PD duhet ti shkoj trimërisë deri në fund. 

Ata duhet të mblidhen, duhet të marrin vendimin formalisht që Berisha është deputet I tyre, dhe të vazhdojnë luftën për të fituar pushtetin. 

Arsyetimet që po përdorin nën zë se Berishës duan ti djegin mandatin apo që nuk e konsumon mandatin se është në arrest shtëpie janë të dobëta. Atyre nuk u duhet mandate fizik i Berishës po mandatin moral. Dhe atë duhet ta marrin. 

Nuk mendoj se në këto raste i mungon trimëria Falmur Nokës apo të tjrëve si ai që janë aty. 
Thjeshtë duhet ta bëjnë, pasi kjo e vulos zyrtarisht PD si një parti që drejtohet nga një “non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe. 

Shpresoj që do ta bëjnë shpejt. Në fund të fundi, nuk kanë pse tremben nga ata që u kanë thënë “do hani bar”. Kështu kuptohet qartë edhe përse për tre vite u përleshën e kacafytën me njëri tjetrin e pështyn dhe lëpinë njëri tjetrin në surrat dhe më në fund janë të gjithë në dorë të atij që I bëri qesharak për tre vjet, me shpresë se do ti fus në lista përsëri.  

Deri tani po përpiqen ta shmangin, bëjnë sikur nuk e kanë ata në dorë por dikush tjetër dhe ja kërkojnë Lindita Nikollës. 

 Ata e kanë në dorë.

Të mblidhen dhe Gazmend Bardhi të lexoj vendimin që Sali Berisha është anëtar I grupit parlamentar të PD. Madje socialistët kaq bashkëpunues sa janë, ashtu siç u dhanë vulën, e lënë dhe Berishën deputet, vetëm që të shijojnë këtë skenën e rikthimit, dhe ta kanë atë përballë si alternativë. Pastaj të vazhdojnë përpara betejën për të integruar Shqipërinë në BE, me “non grata”-n e Perëndimit në krye.

Berishen deputet Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.