Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Protesta “më e madhe në gjeografi”

22:10 / November 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 1
Mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Protesta e së martës ka disa risi që e bëjnë atë “jo më të madhen në histori”, siç e quan Berisha, por “më të madhen në gjeografi”.

Arsyeja është se ajo nuk zhvillohet në një shesh të caktuar, por zë shumë metra katrorë duke u shpërndarë nëpër Tiranë dhe duke pushutar një territor shumë herë më të madh se Sheshi Skënderbej.

Kjo formë e re gjeografike e protestës ka disa të mira.

E mira e parë e madhe është që Berisha shpëton nga makthi kur t’ia numurojnë që nuk ka sjellë dot as 1 mijë vetë.

Kështu i ka të shpërndarë dhe nuk ja numurojnë dot. Duke i shpërndarë në disa kryqëzime të Tiranës, ajo është më e mbledhur gjeografikisht se protesta e fundit që ishte e shpërndarë në gjashtë rrethrotullime, pra është më e lehtë për t’u numëruar.

E mira e dytë e madhe është se ora e protestës është duke u errur dhe nuk shikohet as kush mer pjesë dhe as nga janë ata që do bllokojnë kryqëzimet.

Në këtë mënyrë forcon idenë e ilegalëve të Londrës në Tiranë. Dhe këtu do të jetë një betejë ilegale. Kjo i shplodh ata nga përndjekja prej “rregjimit diktatorial të Edi Ramës”.

E mira e tretë është se Berisha mund të konsiderojë si pjesëmarrës në protestë gjithë banorët e Tiranës që kap perimetri gjeografik i protestës. Kështu që Berisha llogarit sa banorë jetojnë në atë territor të Tiranës dhe ato i quan “zonë e çliruar”. Kjo natyrisht bën atë protestën më të madhe në histori.

I gjithë ky plan ka vetëm një të metë, faktin që nuk ka popull në anën e protestuesve, por kundër tyre, duke i sharë nëpër kryqzime që u zënë rrugën.

Ky problem është më i rëndë se arrestimi i Berishës, dhe se arrestimi i Metës dhe se gjithë të këqijat që i kanë ndodhur opozitës nga mbajtja peng prej Berishës.

Ai praktikisht është njeriu që i ka larguar popullin opozitës dhe tani shpreson se duke pushtuar udhëkryqet, do vendosë shtetrrethimin dhe do ta rikthejë popullin me vete. Është bela e madhe kur rri brenda e shikon filma me ilegalë në pleqëri.

baze gjeografi Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.