Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Shndërrimi dramatik i partisë së Berishës në një OJF

21:34 / November 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Sot PD është një forcë që meret me sentimentet e njerëzve, një grupim që në përballje teleizive më shumë salmon ish-deputetët e saj se socialistët.

Partia Demokratike e Sali Berishës nuk është gjë tjetër veçse një OJF. Një grupim qytetar apo edhe jo qytetar por që nuk ka nj alternativë. Thejsht reagon. Tani është në rend dite buxheti i shtetit, rend që ka qenë edhe vitet paraardhëse por nuk se ka pasur një qëndrim. Sepse në thelb nuk ka ndonjë ide apo institute që diskuton idetë opozitarë në fushën e buxhetit, e le ta lëmë SPAK në shenjtninë e tij.

Çfarë mendon opozita për buxhetin përveç konstatimit normal të anomalive dhe kritikave, që janë legjitime? Nuk mendon asgjë, pasi mbetet te konstatimi. Shumë mirë kjo fazë po si e ka idenë, idenë apo projektin?

Në realitet nuk ka asnjë ide apo plan B. E vetmja ide që ngjan tashmë si supë e ringrohur është taksa e shehstë që është një element fiskal putinist tashmë, ndërkohë që projektet e tjera janë të pafundme po askush nuk jep një model, një ide të sjellë si koncept politik. Kjo vjen pasi PD e Sali Berishës nuk është një parti ku nmralisht ka departamente ku përgatiten ekipet e qeverisjes. Ka thjesht shtabe reaksioni e aksioni për të folur e mbojtur banorin e katit të tetë. Është një veprim legjitim, normal, e madje edhe fisnik nëse bëhet nga njerëz që e duan doktorin, por nuk është parti politike.

Madje skandali më i madh i deputetëve që ju atashuan Berishës në këtë mision pasi e bënë pilaf edhe me shkoinj baseball-I, është se ata nuk i sollën foltores një ide ndryshe, madje edhe kontroverese përveç marrëveshjes së sistemimit të tyre. Në thelb, PD e Berishës ka shumë gjëra më pak se OJF-të që sjellin në public një reaksion ndaj një vendimi apo zhvillimi qeveritar. Shembulli më i qartë ishin zgjedhjet lokale ku edhe kandidatët humbës nuk patën një individualitet pasi kishin në shenjë doktorin. Të vetmit që nuk e patën këtë, si në Pukë, Fushë-Arrës apo Memaliaj që patën një profil personal fituan. Sepse ishin parti jo OJF.

berishes partise ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.