Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Zonja që jeton me ndihma dhe spektakli ynë mizor

15:01 / December 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tan Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artan Fuga

O njerëz, duhet treguar një lloj mirësjelljeje! U bënë kaq ditë që marrim nëpër gojë një zonjë, që dikur ka qenë këngëtare shumë e njohur, dhe sot del se ndodhet në një gjendje që është e vështirë për çdo njeri.

Tani, a nuk duhet bërë pak kujdes për jetën private të njeriut? Si është e mundur nuk kemi turp dhe mirësjellje të mos bëjmë publike një gjendje private të dikujt? Kërkoi gjë ndihmë ajo? Kërkoi ajo të bëni fushatë për të? E kuptoj se duke e bërë publike, rritet presioni i opinionit publik mbi donatorë të mundshëm, por a nuk mundet të bëhet kjo duke mos dhënë detaje të rënda, dhe duke mos e zhveshur krejt në publik?

Tani kemi filluar dhe i bëjmë gjyqin zonjës! Jo vetë deshi, jo harroi se nga kishte ardhur, jo se nuk pranonte të fliste shqip, jo se ëndërronte Hollivudin, jo se nuk pranonte të jepte intervista, e tërci e mërci? E ja nuk donte, po pastaj? Punë e saj! Tani pa fajësuar dikë sa herë jepet rasti nuk rrimë. Fajësimi i tjetrit na është bërë si një lloj neuroze psikatologjike e fiksuar keq.

Ne jemi për t’u kuruar, jo ajo! Se sipas kësaj, i bie që vlen të mbështetet dhe të ndihmohet në hall, vetëm ai që është i përkryer, vetëm ai që është patriot, mundësisht të dojë Shqipërinë etnike? Po pse kushtëzohet mbështetja për humanizëm? Ejjjjjjjj! Hajdeni në vete! Po ç’i kemi këto? A nuk pushojmë dot së paku me gjykime kritike, me gjyqin publik që i bëjmë? Kaq pa zemër jemi? Kaq harbutë? Kaq ziliqarë?

Bashkia e vendlindjes mos e zgjasë me deklarata. Të bëjë atë që duhet! T’i japë atë që sipas saj e meriton. Dhe t’i thotë, o zonjë ja ku e ke! Tani e do, a s’e do puna jote, ja ku e ke! Jo se po të ndihmojmë, por ta kemi borxh, e meriton! Ta gëzosh! Edhe po na shave, ja ku e ke përsëri! Ta kemi borxh!
Nuk është puna të mbështesësh, puna është të dish ta bësh fisnikërisht! Se ai që ndihmohet, në ka dinjitet, e ka pak vështirë ta pranojë si lëmoshë!

Nuk keni pse e pyesni zonja dhe zotërinj! Bëni ç’duhet! Kaq! Se ju mbetet turpi në derë! Dhe nëse bëjmë këtë, nuk ndihmojmë atë jo, por ndihmojmë veten, sepse janë mekanizma që forcojnë solidaritetin tonë, na ndërton si ngjizje kombëtare. Se përsëri gjej rastin ta them! T’i lëmë budalliqet se gjuha e përbashkët na bën komb! Harrojeni këtë ide të Stalinit. Bashkë na bëjnë aktet e përbashkëta. Ja pse duke ndihmuar atë, ndihmojmë veten! Pra, duhet ta falenderojmë përsëri!

Artan Fuga ndihma zonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.