Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht përsërit të njëjtin skenar.
Tubuesit kanë djegur goma para godinës së bashkisë. Madje siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj një tubuesi iu rrezikua jeta si pasojë e flakëve pasi nisi t’i digjej bluza. Megjithatë ai e ka hequr menjëherë atë si dhe ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit duke shmangur djegien dhe lëndimin e tij.
Nga ana tjetër, tubuesit kanë penguar forcat zjarrfikëse që të fikin gomat që po digjeshin. Kjo ka krijuar edhe një situatë konfrontimi mes policisë dhe protestuesve.