Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Opozita e ka nënshkruar humbjen në zgjedhje”, Kadilli: Bashkimi PD-PL nuk ka funksionuar kurrë

12:16 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KADILLI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se opozita e ka firmosur humbjen e vet që kur u nda.

“Opozita e ka nënshkruar humbjen e vet që kur u nda. Dhe kandidaturat do të jenë të markuara politikisht. Mekanizmi si i zgjodhi Berisha, ishte 100% politik,” tha ai në ABC.

Sondazhet parashikojnë një rezultat “katastrofik” për opozitën zgjedhje dhe për Kadilli thekson se 72-88% e liderëve të opozitës refuzohen nga qytetarët. Sipas tij ky fakt ka të bëjë shumë me atë që pritet të jetë rezultati në zgjedhje lokale.

“Sipas atyre që kam parë unë, konfirmojnë diçka shumë të rëndë. 72-88% e liderëve të opozitës refuzohen nga qytetarët. I gjithë ky lidership duhet të kuptojnë pse humbëm në 2013.

Nuk përmbyset situata se i mori malli shqiptarët nga ty, jo mo jo. Shoqëria pret diçka të re.

Shqiptarët kanë 100 mundësi për t’u rritur”, tha Kadilli.

Sipas Kadillit,  bashkimi mes PD dhe partisë së Ilir Metës nuk ka funksionuar kurrë dhe se ka qenë pikërisht ky bashkim që në 2009 që vrau karrierën e PD-së.

“Asnjëherë bashkimi mes PD dhe PL, nuk ka funksionuar. Vijnë nga origjina të ndryshme politike dhe baza e partisë e ka refuzuar.

Kjo ka prodhuar amoralitet në PD, në momentin që ne në 2009 nuk ishim të zot të përcaktonim shinat politike dhe bëmë koalicion me personin që na sulmonte më shumë, aty vdiq karriera e PD.

Në 2009-2013 imituam LSI dhe u bëmë me keq se ajo. Nëse kthehemi edhe njëherë te ajo, kemi humb totalisht.

Sot PD është në kaos dhe degradim të plotë, se ka hequr dorë nga parimet e saj, ndërsa lidershipi bën kalkulime” , tha Kadilli.

fatbardh kadilli Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.