Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Opozita është e destabilizuar”/ Duka: PAA do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore

19:48 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ard
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Agrare Ambientaliste do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i kësaj force politike, Agron Duka njoftoi se PPA do të futet në lokalet e 2023 jashtë koalicioneve.

Për Agron Dukën, platforma e është e qartë dhe ajo konsiston në krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin dhe standardet e cilësisë.

Postimi:

Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike. Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor.

PAA është në një fazë riorganizimi aktualisht, dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend. Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit.

Megjithatë, PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare, dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve.

PAA, paralelisht me riorganizimin e strukturave, po riorganizon edhe programin e saj, duke mbetur një parti e spektrit të gjelbërt, me objektiva të qartë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, marrjen e masave për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës, mbështetjen konkrete të fermerëve, jashtë skemave subvencionuese propagandistike.

Ne do të projektojmë në programin tonë jo thjeshtë mbështetjen e mbijetesës apo lëmoshës, por krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin, standardet e cilësisë dhe eksportimin e prodhimit.

PAA do të jetë e hapur për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale, për të mbledhur bashkë mendime të ndryshme, forca të reja, ide novatore dhe njerëz të ndershëm, idealistë dhe atdhetarë.

Agron Duka PPA zgjedhjet 2023
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.