Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita firmosi dorëheqjen, Hysi sqaron procedurën: Ja kur u digjet mandati, deklarata e Bashës e parregullt

22:52 / February 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vasilika Hysi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita firmosi paditen e sotme djegien e mandateve. Por a mjaftojnë deklaratat individuale (një pjesë me dhe një pjesë pa datë) për heqjen dorë nga mandati? N/ kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix sqaroi procedurën e lënies së mandatit. Hysi theksoi se deklaratat individuale që janë firmosur duhet të dorëzohen në Kuvend dhe pas protokollimit, e shqyrton Këshilli i Mandateve dhe ia dorëzon KQZ-së. “Kodi Zgjedhor e thekson se nuk mund të shërbejë si argument një marrëveshje politike për të ndërprerë mandatin. Deklarata e dorëheqjes është shumë politike. Kjo vjen në Kuvendin e Shqipërisë dhe është këshilli i mandateve që e shqyrton dhe ia përcjell KQZ-së që bën procedurën dhe secili nga deputetët që kërkon të lerë mandatin zëvendësohet nga i radhës në listë dhe pastaj vjen sërish në parlament. Afati është 30 ditë që duhet të shprehet Kuvendi dhe brenda 30 ditëve duhet të shprehet KQZ dhe nëse personi tjetër refuzon mandatin vijohet me tjetrin. Ajo që kontrollohet është deklaratë individuale apo kolektive. Brenda 20 marsit dorëheqja duhet të shkojë në KQZ. Vendimet e KQZ janë me shumicë 5-2. Por mesa shikoj kjo deklarata e Bashës është e parregullt, pasi nuk ka datë” tha Hysi.

Por cfarë ndodh nëse KQZ nuk e miraton? Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shprehet se “KQZ nuk ka të drejtë të marrë vendim mbi kërkesën e bërë. Në momentin që deputeti paraqet kërkesën për të hequr dorë nga mandati, ai nuk është më deputet. Këta nuk janë më deputetë pas firmosjes për të hequr dorë nga mandati.  Edhe sikur më vonë të ketë negociata, pasi është dorëzuar në Kuvend, nuk je më deputet” tha a.  Por për cfarë po e bën opozita gjithë këtë luftë politike dhe jo vetëm sipas deputetes së PS-së? “Nuk mund të pranohet që gjysma të jenë në parlament dhe gjysma tjetër të marrin bombat molotov. Nesër në orën 09:00 presim edhe një delegacion të parlamentit çek, dhe kjo është shumë e rëndë. Një vend vjen dhe na mbështet, ndërsa ndodh kjo gjë në Shqipëri.

Ka filluar cështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Ngritja e SPAK-ut nuk ka nevojë për Kuvendin, por për personelin dhe buxhetin po. Ndërsa prokurorin e Përgjithshëm e ka Kuvendi, pasi e zgjedh me 84 vota.  Kuvendit i është djegur mundësia për zgjedhjen e një pjese të anëtarëve të Kushtetueses. Gjithashtu është Inspektori i Lartë i drejtësisë” tha Hysi. Në fund n/ kryetarja e Kuvendit dënoi thirrjet e deputetëve të opozitës për pjesëmarrjen nesër në protestë. “Kjo është një sjellje të vetëdigjesh, të shkatërrohesh. Thirrjet që janë bërë dje nga dy kolegë të nderuar të opozitës, sikur i mbajnë ata, por nuk u falet se janë edhe juristë, kanë bërë thirrje dhe kanë thënë nesër merrni edhe arkivolët me vete. Kanë folur për dhunë Noka dhe Strazimiri nga Lezha. I janë drejtuar shumicës? Po, patjetër” përfundoi Hysi. Nesër në orën 10:00 opozita do të zhvillojë protestën para parlamentit, ndërsa seanca u anulua për shkak të informacioneve për dhunë.

Basha hysi mandatet procedura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.