Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se Opozita është larguar “me bisht ndër shalë” nga çdo prostestë ku ka marrë pjesë si Bregu i limit, Astiri, Liqeni, etj.
Në një lidhje me Skype në “Repolitix”, Veliaj tha se ai nuk krenohet me disfatat e të tjerëve, por mendon se kryeopozitarit Lulzim Basha i ka mbetur peng Bashkia e Tiranës dhe e fton atë në zgjedhjet e ardhshme.
Më tej, Veliaj shtoi se nuk merret me gjumin e Lulit dhe me vijat e tij të kuqe.
“Nuk ka një institucion në qeverinë qendrore që të ketë aftësi e stafit të bashkisë që të përfshijë urbanistë njerëz të trashëgimisë, të ketë fuqi financiare për të menaxhuar kredi. Ne kemi menaxhuar projekte shumë herë më të mëdha. Bashkia e Tiranës është sprovuar. Edhe në rastin e Tërmetit është vetë menaxhere. Unë dhe Edi Rama nuk pasojmë papate të nxehtë, por topin për të bërë gol për të mirën e Shqipërisë. Unë nuk krenohem me disfatat e të tjerëve, marrin vendimet e tyre, iku me bishtin ndër shalë nga Bregu i Lumit, Astiri, liqeni, pazari, etj. Dua të shkojnë të jetojnë në fshatrat e oligarkëve kur flasin për varfërinë le ta bëjnë. Ka një tundim për t’u marrë me punë komunale. Ai po kandidon për kryeministër dhe mendjen e ka te bashkia, të cilën e kishte 4 vite. Nëse të ka mbetur merak bashkia hajde në zgjedhjet e tjera. Nuk merrem as me punët e Presidentit as të opozitës. Gjumi i Lulit dhe vijat e kuqe që koleksionon. Ftesa ime për demokratët dhe socialistët është që edhe fëmijët tuaj do të shkojnë në një teatër të ri,”- tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë pasur përplasje në distancë ditët e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.