Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme: Zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza

19:06 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gtt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij “janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”. Në konferencën e fundit para mediave për vitin 2022, ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj të vitit tjetër, në datat 14 ose 21.

“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.

“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.

Reagimi i i kreut të opozitës maqedonase vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme u mbështet edhe nga opozita shqiptare, e cila prioritet ka procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për akte të tilla politike dhe demokratike, siç janë zgjedhjet. Mirëpo, procesi i integrimeve evropiane, që nga dalja jonë në skenën politike, ka qenë gjithmonë një prioritet i madh dhe domethënës”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i partisë Aleanca për Shqiptarët – i cili komentoi propozimin e VMRO DPMNE-së.

Edhe Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje e kushtëzuar mbështetjen e saj për ndryshimet kushtetuese me shpalljen e zgjedhjeve të reja në vitin 2023. Por, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 do të mbahen vetëm se zgjedhjet e rregullta presidenciale./ Rel

maqedonia e veriut Opozita zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.