Ditën e sotme kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një komunikatë për mediet propozoi djegien e mandateve, me argumentin se protesta e ditës së djeshme provoi se shqiptarët janë të inatosur me këtë mazhorancë dhe qeverisje të vendit nga Rama.
Mediat aluduan për këtë vendim të papritur të Bashës, se mund të ishte i pa konsultuar me aleatët, për sa kohë nuk pati asnjë reagim të tyre. Por në fakt vetëm pak orë më vonë, ka reaguar aleati opozitar i Bashës, Nard Ndoka.
Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se ky ishte një veprim i pa konsultuar me aleatët, ndonëse ai me kohë është shprehur pro djegies së mandateve.
Ndoka shkruan:
Është një propozim i pa konsultuar akoma me aleatet, por unë jam shprehur me kohe për lënien e mandateve…”
Tashmë na duhet të presim reagimet e të gjithë aleatëve opozitarë të Bashës, për të parë nëse ata janë pro djegies së mandateve, apo jo.