Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka humbur kontrollin, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit ‘Të paekspozuarit’, duke shpërthyer në sulme ndaj moderatorit Ylli Rakipi.
Situata është tensionuar menjëherë sapo ka nisur emisioni, kur Kryemadhi ka marrë fjalë dhe ka nisur të flasë për protestën e 16 shkurtit, por është ndërprerë nga drejtuesi Ylli Rakipi, i cili tha se kryetarja e LSI nuk mund të bënte propagandë në emisionin e tij.
Kjo e ka acaruar Kryemadhin, e cila nuk e ka përmbajtur dot veten dhe i është kthyer Rakipit, duke i thënë se edhe të fton në emision, por edhe nuk të lë të flasësh.
DEBATI:
Kryemadhi: Ti je shumë i çuditshëm more zotëri
Ti edhe të fton të flasësh edhe nuk të lë
Po mirë hajde të ndryshojmë vendet
Rakipi: Po jo nuk të lë unë të bësh propagandë këtu
Kryemadhi: Po mirë mëopyetën më lërë të përgjigjem
***
(Kryemadhi nis të flasë por i kthehet sërish Rakipit) Ore sa i çuditshëm është ky, edhe të fton edhe stë lë, të imponohet dhe me vrprimet e tij
Po më lërë të flasë
Rakipi: Po jo do flasin të gjithë, ti s’ do mbash miting këtu
