Arben Ahmetajt është në orët e fundit me imunitetin e deputetit. Kjo pasi Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të posaçme parlamentare, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Pas orësh debate e tension në seancën e djeshme, me këmbënguljen e Partisë Demokratike u ra dakord që kërkesa e SPAK-ut të diskutohej ditën e sotme në orën 10:00, ndonëse ishte parashikuar për të hënën.
Me miratimin e kërkesës së SPAK, Arben Ahmetajt i hiqet përfundimisht imuniteti si deputet dhe i hapet rrugë arrestimit, ndonëse deri më tani ende nuk dihet se ku ndodhet ish-kryeministri, i cili është larguar nga Shqipëria.
Vetë Partia Socialiste ka deklaruar se s’do të bëhet mburojë e Ahmetajt dhe asnjë zyrtari të korruptuar.