Policia turke ka nisur një operacion masivë të shtrirë në të gjithë vendin për të arrestuar 394 persona të përfshirë në organizimin e basteve online dhe vendeve të lojërave të fatit që veprojnë në mënyrë të paligjshme.
Dega e Divizionit të krimit Kibernetikë në Stamboll filloi bastisjen në 40 provinca për të kapur 394 të dyshuar, 207 prej të cilëve dyshohen në Stamboll, për shkelje të ligjit për lojërat e fatit në internet dhe rregullat e lojërave. Rreth 5,000 policë po marrin pjesë në operacion, shkruan Daily Sabah.
Deri tani, njësitë e krimit në internet kanë konfiskuar 42 milionë lira turke kesh, gjithashtu 94,000 dollarë dhe 133,000 euro.
Hetimet zbuluan se grupi ka krijuar 72 kompani në sektorin e kozmetikës, logjistikës dhe ushqimit për të fshehur aktivitetet e tyre të basteve online për ndeshjet e futbollit dhe ngjarje të tjera sportive.
Si pjesë e hetimeve, janë kryer analiza financiare për 849 persona dhe 4,345 llogari bankare të lidhur me të dyshuarit dhe kompanitë.