Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu, kryetarja e Qarkut Valentina Haliti, kryetarët e bashkive Mat, Dibër, Bulqizë e Klos, Agron Malaj, Dionis Imeraj, Lefter Alla e Ilmi Hoxha janë angazhuar seriozisht për mbrojtjen e qytetarëve nga koronavirusi.
Që sot në mëngjes ka nisur dezinfektimi i objekteve social-ekonomike, çerdhe, kopshte, shkolla, konvikte, spitale, objekte shtetërore, për të parandaluar prekjen nga virusi i rrezikshëm.
Po ashtu zyrtarët vendor po bashkëpunojnë me të gjitha autoritetet spitalore, të shëndetit publik, ushtrisë, policisë, etj, për të sensibilizuar qytetarët. Ata sugjerojnë se kryesore është të merren të gjitha masat e porositura pa ngjallur frikë e panik.
Drejtuesit e prefekturës, bashkive dhe drejtorive qëndrore në nivel lokal kanë nisur një fushatë serioze në rrjetet sociale për t’u mbrojtur nga Covid 19. /tirananews.al/