Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030 në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar. Sipas saj Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar! Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe. Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani.