Moderatorja Orinda Huta këtë sezon është pjesë e Tv Klan, ku drejton programin “Jo vetëm modë”. Për këtë arsye asaj i duhet shpesh të vizitojë vende të ndryshme.
Mirëpo, së fundmi i ka habitur të gjithë. Ajo shfaqet në një ndërtesë në një lagje të Tiranës, e veshur me jelek portokalli, në majë të një skele.
Fasada e pallatit po pikturohet, dhe duket se moderatorja ka vajtur për ta parë nga afër. “E thonë pastaj që zbritja është më kollaj në skelë, është e sikletshme”, shkruan ajo, teksa shfaqet duke zbritur me shumë vështirësi.