Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike
Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.
Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit (lexo këtu), Oriola dhe Eros tashmë kanë vizituar një destinacion të ri.
Fotot e fundit të publikuara tregojnë se ata ndodhen bashkë, në një vend me dëborë që duket nga pamjet e njëjta që kanë publikuar për ndjekësit.
Me sa shohim këto ditë të izolimit nga situata e virusit që është përhapur në të gjithë botën, modelja dhe futbollisti po i kalojnë bashkë dhe këtë kanë dashur t’ua tregojnë të gjithëve!
Nuk e dimë se ku po i kalojnë këto ditë Oriola me Erosin, por pamjet janë për t’u pasur zili!