Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e ka cilësuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me tryezën e BE-së si një kapitull të ri, të shumëpritur dhe të merituar.
Përmes një reagimi në Twitter, OSBE shkruan se Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare.
“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare”.