Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton banorët e Tiranës për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona. Shkak janë remontet që do të kryhen në disa fidera.
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 15 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen remonte në disa fidera të NST Qafë Mollë, NST Valias, NST Dinamo dhe NST Farkë.
Energjia elektrike do të stakohet në këto zona në Tiranë:
9:00-15:00 – Pjesërisht: Shën Mëri, Dom , Fag , Derje, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Zgafnor, Valias
10:00-14:00 – Pjesërisht: Zall Herr, Bovillë