Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani: Me administratën Trump thellohet bashkëpunimi

17:36 / February 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
476346665 1161149172036287 4240519075409551382 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, shteti synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se po ashtu synohet vazhdimi i punës me Uashingtonin lidhur me forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, tha Osmani. E para e shtetit të Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit, por ka zhvilluar edhe takime në Departamentin e Shtetit. Më 6 shkurt, Osmani tha se është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast, me të cilin tha se ka biseduar për raportet mes dy vendeve, që sipas saj, është një aleancë ” e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.

Presidenca, ndërkaq bëri të ditur se Osmani në Uashington është takuar edhe me kongresistin Keith Self, me të cilin ka biseduar për nevojën e mbështetjes të vazhdueshme amerikane për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Ajo potencoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në përmbushjen e synimeve euroatlantike të Kosovës dhe përballjen me sfidat rajonale të sigurisë”, u tha në njoftim. Osmani po ashtu është takuar me kongresistin Mike Lawler, me të cilin ka biseduar për forcimin e raporteve dypalëshe.

Deklaratat e presidentes Osmani për synimin që të thellohet bashkëpunimi me Uashingtonin, vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është përballur me kritika nga zyrtar të administratës amerikane. Më 3 shkurt, i dërguari amerikan amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Këto deklarime të Grenellit janë bërë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt. Kabineti i Kurtit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai përsëriti se marrëdhëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka reagoi sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe. Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, kishte shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Edhe pas kësaj deklarate, Kurti kishte këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës. /REL/

Kosovo trump Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.