Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme një qeveri që nuk do të përfshijë partinë fituese të komunitetit shqiptar. Bujar Osmani tha se VMRO mund ta ftojë VLEN të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë. “Zotëri Mickoski, VLEN mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së me partnerët e tyre, se ata kanë 20 parti, nëse e kanë edhe VLEN, jemi në rregull ne, nuk kemi asgjë, por përfaqësues të popullit shqiptar do të jenë ata që do t’i zgjedhë populli”, tha Bujar Osmani.
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN në kafe, por jo në qeveri! Përfaqësues të shqiptarve do të jenë ata që do t’i zgjedhë populli
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment