Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një foto nga vendi ku do të mbahet samiti për Ukraninën, ku mbrëmë në Tiranë mbërriti edhe presidenti Zelensky. ”MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Nga Osmani te Vuçiç, Erdogan e Mitsotakis, ja liderët e rajonit që janë në Tiranë
Lexo edhe :
Related Posts
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic
Punimeve për samitin e Ukrainës do t’i bashkohen përmes teknologjisë edhe liderë të të tjerë si kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.