Vdekja e 16-vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala është mbuluar me plot mister. Teksa ende nuk e dinë ngjarjen që fshihet pas, nëse ka qenë vrasje apo vetëvrasje, familja Hyseni ka kaluar sërish një traumë të madhe.
Ata përjetuan momente tmerri teksa ndodhesin në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis. Nëna e 16-vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur, pasi ato përfshihen në dosjen hetimore. Nëna e adoleshentes kërkoi që t’i shihte fotot me gjithë paralajmërimin se ato ishin të rënda dhe nuk mund të duronte dot.
Dhe me të vërtetë ndodhi pasi pas 5-6 sekondave të para ajo u rrëzua në tokë kur pa me sy fotot me plagët fatale të së bijës.