Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës së Flamur Nokës, i cili i bëri thirrje grupit të Alibeajt që të tërheqë padinë për çështjen e njohjes së statutit të demokratëve.
Në një reagim në “Twitter”, Gjekmarkaj shkruan me nota ironie se: “Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli s’e jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final.”
Për Gjekmarkaj, në bashkëpunimin mes dy grupeve në PD për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale, nuk duhet të vendosen kushte.