Ikona e muzikës POP, Jennifer Lopez është duke përjetuar momentet më të bukura të jetës krah partnerit të saj Ben Affleck. Kohë pas fejesës së tyre në prill të 2020, çifti u kurorëzua dje në një ceremoni modeste. Burimet e mediave të huaja rozë, PEOPLE thanë se ata donin thjesht të martoheshin pa u marrë me dasmë mondane.
“Ishte super, super i vogël. Nëna dhe fëmijët e [Jenniferit] ishin aty. Ata thjesht donin të martoheshin, kështu që u martuan”,-thotë një burim i brendshëm.
Në një intervistë të pak muajve më parë, Lopez rrëfeu se çfarë e bënte lidhjen e tyre të veçantë tani në krahasim me 18 vite më parë. “Ne jemi më të vjetër tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në vendin tonë. Ne kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra“.
Ajo ndan binjakët 14-vjeçarë Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony ndërsa Affleck ndan tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner: Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10.

