Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Pa u regjistruar në zgjedhje nuk…”, Belind Këlliçi: Do i bindem vullnetit të “Primareve”

23:05 / February 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellicii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur i bindur se do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht vendimit të gjykatës për “vulën” e PD-së.

Komentet Këlliçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku tha se për të arritur fitoren në zgjedhjet e 14 majit, ai është i gatshëm për të bashkëpunuar me këdo.

Këlliçi shtoi se shumë të majtë i shkruajnë dhe i shprehin pakënaqësitë e tyre me qeverisjen e kryeqytetit, ku tha se shumicën e denoncimeve i merr nga ata.

“Unë respektoj çdo koleg, çdo titullar dhe nuk kam asnjë kompleks për t’i shtrënguar dorën as atyre që i kam mundur, as atyre që më kanë mundur. Me të gjithë i kam marrëdhëniet korrekte dhe fakti që përballë do të kem Erion Veliajn, kjo do i bëjë demokratët bashkë. Nuk ka asnjë demokrat sot në Tiranë, sepse nëse ky grupim ka vota apo mbështetje ka brenda PD-së, asnjë demokrat nuk voton Veliajn përballë meje. Veliaj është një emërues i përbashkët për t’u angazhuar të gjithë demokratët kundër tij. Zonja përnaska nëse hyn në garë, besoj se nuk do të marrë vota nga kampi opozitar, besoj se do të heqë vota nga Veliaj. Janë të lirë të futen në garë kushdo. Di që kam shumë shok, shumë miq, që nga fillorja, në gjimnaz, në universitet, etj, nuk kam si t’i radhis. Do të ketë interes shumë të madh që ata të bëhen të gjithë bashkë.

Mbase ju e njihni edhe me mirë se unë që zoti Berisha është shumë zyrtar në bashkëpunimet e tij. Ai njeh marrëveshjet politike. Vendimarrja është 100 % e imja. Por modalitetet për këshilltarët bashkiakë nuk kemi një përfundim. Por ekipi që do të krijojë është 100 % përgjegjësi e imja. Kërkoni një deklaratë të vetme publike, ku unë të kem lakuar, fyer, etj. Edhe kur më kanë vjedhur zyrën, edhe kur më kanë bastisur zyrën kur isha kryetar forumi, unë nuk kam lakuar askënd. Unë jam treguar i kujdesshëm, pasi e kam ditur që ne pas një ose dy vitesh do të ishim të detyruar për të bashkëpunuar. Unë jam i hapur për të bashkëpunuar me këdo.

Unë do i bindem vullnetit të “Primareve” në Partinë Demokratike. Pa u regjistruar në zgjedhje nuk do të rrijë. Janë 8500 anëtarë të PD-së që kanë marrë pjesë në një proçes model. Unë do të regjistrohem në zgjedhje. Do të kem bashkëpunim jo vetëm me Partinë e Lirisë, por edhe i majtë po të jetë. Janë shumë të majtë që më shkruajnë, denoncimet kryesore nga at ai kam. Interesi i përbashkët është më i madh se përçarjet e vogla. Ky interes më bën që të je mi hapur për çdo bashkëpunim, është shprehur Këlliçi.

belind kellici primaret regjistrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.