Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Pacolli i dha Naim Murselit 20 mijë euro”/ Këshilltari: Behxheti nuk e njihte, i pagoi operacionin në zemër

22:59 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keshilltari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ftuar këtë të mërkurë në “Top Story”, sqaroi raportin e ish-presidentin me Naim Murselin, që dy muaj më parë vrau bashkëshorten, nëpërmjet një plani të mirëmenduar.

Sipas Zyberajt, në vitin 2009, Murseli ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh nga fondacioni që drejton Bexhet Pacolli, për të kryer një operacion në zemër.

“Natyra e tij nuk ishte natyrë konfliktuale. Mënyra si është afruar ai në rrethin tonë, ka qenë diku në vitin 2008-2009, në kuadër të aktiviteteve tona politike. Ai u prezantua nga njerëzit si dikush me njohuri të madhe në teknologjinë informative. Por, që kishte edhe një problem shëndetësor, kishte problem me zemrën në atë kohë. Në kuadër të fondacionit që udhëheq zoti Pacolli, iu ofrua një ndihmë, një shumë rreth 20 mijë euro”.

Më pas, Murseli u punësua në fondacion, duke u angazhuar në sigurinë e rrjeteve sociale.

“Pas një periudhe, ky djali u afrua dhe kërkoi që në njëfarë forme ta kompesonte atë shërbim dhe të angazhohej në stafin tonë, duke u fokusuar te menaxhimi i rrjeteve sociale. Ai paguhej nga kompania e Pacollit. Merrte një pagë 1000 euro”.

Vrasja e Liridona Ademajt

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë tronditi shqiptarët.

Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e raportoi si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia njoftoi për arrestimin e tre personave të dyshuar për ngjarjen. Organizatori i vrasjes së të resë ishte Naim Murseli, kurse ekzekutori Granit Plava, bashkëfshatar i tij. Dyshohet se për kryerjen e vrasjes Plava do të paguhej 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes dhe 15 mijë të tjera do t’i merrte më pas.

Më vonë Policia e Kosovës arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili ishte Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

keshilltari Naim Murseli pacolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.