Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pacolli: S’kam paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës

21:59 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli, që ka 98 përqind të aksioneve në koncesionin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, foli në emisionin “Opinion”, në lidhje me përplasjen që ka pasur me ortakun për aeroportin e Vlorës.

Pacolli tha se është ndjerë jashtëzakonisht i fyer nga epitetet që ka dëgjuar për veten në kohët e fundit. Ai u shpreh se nuk ka paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të qytetit bregdetar.

Behgjet Pacolli: Shumë epitete më kanë vendosur në këto ditë. Jam ndjerë jashtëzakonisht i fyer, prej epiteteve ndaj njerëzve që iu kam bërë tepër mirë dhe njerëzve që janë të paditur, që vetëm kanë folur duke karakterizuar një person, pa e njohur. Nuk kam përfituar nga askush, vetëm kam kontribuar për t’ju ndihmuar njerëzve, 147 milionë euro kam investuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk jam ortak me asnjë qeveritar në Shqipëri në aeroportin e Vlorës. Kam vetëm një partneri dhe është një firmë nga Kosova dhe ai është aty me 2 përqind. Nuk kam pasur asnjë shenjë, asnjë indicie, që dikush mund të pretendojë ato aksione që kam unë, që janë 98 përqind të aksioneve në Vlorë. Nuk kam paguar asnjë ryshfet për të nënshkruar kontratën për ndërtimin e Vlorës. Unë kam dashur të le thjesht një ndërtim të bukur në Shqipëri. Nuk kam nënshkruar asgjë. Jam aksionar në kompani dhe kam mbështetur vëllezërit e mi.

aeroport koncesioni kontrata pacolli Ryshfet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.