Presidenti i Republikës Ilir Meta dëshmon në Prokurorinë e Tiranës për kreun e KED Ardian Dvorani. Në orën 12:09 Presidenti ka mbërritur në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij, i shoqëruar nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishi.
Më 19 nëntor kreu i shtetit firmosi kallëzimin ndaj kreut të KED-së. “Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.” -shkruante Meta.
Meta e dorëzoi kallëzimin në tre prokurori, atë të Përgjithshme, të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës. Vetëm tri ditë pas dorëzimit të kallëzimit te Krimet e Rënda, prokurori i kësaj të fundit, Klodian Braho mësohet se e dorëzoi kallëzimin penal tek ajo e Tiranës duke shpallur moskompetencën.