Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paditë në SPAK për Nallbatin e Sinajn, por precedenti që i “zhbën”! Gjykata e Lartë: Grushtet në Kuvend jo vepër penale

22:00 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1698684284xkuvend4 827
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky moment, kur deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të 30 tetorit, ka bërë që të dy protagonistët të kallëzohen në SPAK.

Për Partinë Socialiste goditja e Nallbatit ndaj kolegut Sinaj përbën vepër penale dhe për këtë kryetari i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi ka firmosur kallëzimin penal të cilin e ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Goditje këtu e ka parë edhe Rithemelimi por në këndvështrim të kundërt. Kryetari i grupit Gazment Bardhi në një dokument që edhe ai mban datën 31 tetor ka firmosur kallëzimin penal ndaj deputetit Sinaj. Të dyja kallëzimet janë për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një deputet do të shkonte para gjykatës për shkak të dhunës ndaj kolegëve në parlament.

Më 14 korrik në vitin 2014 deputetët e atëhershëm Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën deputetin Strazimiri dhe Prokuroria e Përgjithshme i mori të pandehur. Çështja u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila mbylli dosjen duke argumentuar se akte të tilla nga ana e deputetëve nuk përbëjnë vepër penale dhe si të tilla, duhet të gjykohen administrativisht nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Në vendimin e 10 qershorit Gjykatësit më të lartë në vend arsyetuan se çështja penale e nisur nga prokuroria pas denoncimit të Partisë Demokratike, nuk duhej të kishte nisur si çështje penale pasi veprime të tilla përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Nëse edhe në rastin e Nallbati apo Sinaj ky vendim i Gjykatës së Lartë do të konsiderohet si precedent apo jo nga SPAK pritet të shihet në ditët në vijim.

grushtet nallbati sinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.