Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pajisja me kartë identiteti shqetësim real për të paralizuarit

21:00 / April 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
57066151 2656511394377240 7020584371316850688 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorë të Burrelit, të cilët kanë në familjen e tyre persona me aftësi ndryshe, që nuk dalin dot nga banesa, kanë një shqetësim real. Ata nuk mund të pajisen me karta identiteti apo pasaporta biometrike sepse e kanë të pamundur të mbërrijnë pranë qendrave ku aplikohet për këto dokumenta.

M.S, banore në lagjen “Partizani” Burrel tha se prej vitesh një e afërm i saj është në gjendje të vështirë shëndetësore dhe nuk dërgohet dot pranë zyrave të kompanisë ALEAT, për të rinovuar kartën e identitetit.

“Nuk di si të veproj. I afërmi im duhet të pajiset me kartë identiteti. Këtu në Burrel më thonë se nuk mund t’u shërbehet në banesë. Është thënë se kartat kanë vlerë deri në fund të vitit. Dakort. Po pas kësaj periudhe si duhet të veproj. Po nuk erdhën në shtëpi këto të kompanisë njeriu im i afërt mbetet pa kartë identiteti, e cila na duhet kudo, për pensionin e invaliditetit, për ilacet, për gjithcka. I kam nisur bashkë me një shoqen time një letër Drejtorisë së Gjendjeve Civile Tiranë dhe nuk kemi marrë përgjigje”, shprehet M.S.

Zyrtarë të gjendjes civile sqarojnë se shqetësimi është real dhe se nuk po gjen zgjidhje. “Kemi patur disa raste të tilla vitin e kaluar. Jam i informuar si u zgjidh një rast. Erdhën specialistët e ALEAT nga Tirana dhe personi u pajis me kartë identiteti dhe pasaportë, por shpenzoi mbi 30 mijë lekë të rinj. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjeve Civile është informuar me shkrim në lidhje me shqetësimin e personave me aftësi ndryshe, por nuk është dhënë ende një zgjidhje”, sqaruan punonjësit e gjendjes civile Burrel. /tirananews.al/

karta identiteti shqetesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.