Një lajm i mirë për të gjithë fansat e humorit shqiptar. Agjenti i ‘Thumbon’ ka bërë me dije se grupi i njohur i SHBLSH do të ribashkohen për natën e vitit të ri.
Mesa duket Gentian Zenelaj dhe Julian Deda kanë sheshuar të gjithë keqkuptimet mes tyre dhe tanimë do të dalin sërish në skenë së bashku si dukur, bashkë me kolegun e tyre Ermal Mamaqin.
“Rikthehen SHBLSH-at. Rikthehen në Klanifornia në puntatën speciale të fundvitit. Më në fund u pajtuan!,”-tha gjatë emisionit agjenti i “Thumbon”.