Një infermier nga Hasi është shtruar në gjendje të rëndë në spital vetëm pak ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Infermieri M.Ll ka patur probleme si enjtje dhe fryrje abdominale, raporton Fax News, ndaj familjarët e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Gjakovës.
Fatmirësisht tashmë gjendja ëe tij është përmirësuar dhe ai po vazhdon trajtimin në shtëpi, ndërkohë që të afërmit e tij kanë thënë se pas analizave, treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë se norma maksimale.
Por kolegët e tij janë shprehur se infermieri ka patur edhe më herët probleme të tilla, ndaj thonë që përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore nuk ka ardhur nga vaksina.