Blero dhe ish-partnerja e tij, Afrona, vendosën që t’i jepnin fund martesës së tyre vetëm pak muaj më parë. Por, duket që këngëtari ka krijuar një lidhje të re dashurie.
Burime për “Prive” kanë bërë të ditur se vajza që i ka marrë zemrën është shqiptare dhe jeton në Mynih të Gjermanisë, si dhe nuk është personazh i botë së showbizit.
Ditën e djeshme, vetë Blero publikoi në “Instastory” një foto krah saj, por duke zgjedhur që mos t’ia zbulonte identitetin.