Pak orë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë me kusht reperin Arkimed Lushaj, të njohur ndryshe si Stresi, ka reaguar babai i tij Sali Lushaj.
Sali Lushaj falenderon miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen, ndërkohë që paralajmëron sfida të tjera në vazhdim.
‘Miq , shokë e dashamirës . Kurrë nuk kam dashur luftërat, por jeta ka beteja që duhen fituar. Ju faleminderit për mbështetjen e të gjithëve. Sfida të tjera në vazhdim’, shkruajti ai në Facebook, por vetëm dy orë më vonë ka shpërthyer ashpër ndaj mediave, madje ka mallkuar edhe gazetarët.
‘Ah media të flliqura që jeni ba si ato kazanet e rakisë kur janë të shpuar. Përse nuk e thoni të vërtetën që Stresi u arrestua nga ky pusht pushtet me akuzat ma të randa..Krim kundër personit . Krijim i organizatave kriminale . Shef i shpërndarjes së lëndëve narkotike me 25 veta. Kjo ishte komunikata e llakapereve të pushtetit. Ju pata thënë që asnjë nuk qëndron . Ku jeni si sot 8 muaj o të pafytyrë. Turpi ju mbuloftë. Kurrë nuk do dordzohemi para jush o bisha të plagosura që jeni në grahmat e fundit. Zoti ua ktheftë”, mallkon Sali Lushaj.