Paketa anti-shpifje, që pritet të miratohet këtë javë në Kuvend, ka sjellë reagime të shumta në vend, ndërsa kundër saj është pozicionuar edhe Presidenti Meta.
Në facebook, Presidenti Meta ka shpërndarë një shkrim të shkrimtarit Zija Çela, i cili e konsideron paketën anti-shpifje “tel hekuri për gjuhën e medias”.
“Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Presidenti Meta.