Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në përfundim të mbledhjes së qeverisë gjithashtu njoftoi edhe miratimin e Paketës së Maleve. Gonxhja u shpreh se kjo nisëm do të sjellë zhvillimin e ekonomisë malore. Për të miratimi i kësaj pakete nxit kthimin e shumë shqiptarëve nga jashtë vendit.
”Sot miratuan projektligjin që ne e quajmë “Paketa e Malit”, që mua do të më pëlqente ta quaja një nisëm për ekonominë e maleve që është një nisëm që sjell një qasje alternative për të na ndihmuar që ekonomia malore që ka ngelur pas ekonomisë të zonave urbane dhe zonave bregdetare të mund ta nxisim e ta shohim me përparësi duke shkuar më thellë në zonat rurale që kanë një potencial zhvillimi.
Do të lehtësonim dhe të nxisnim që të kishim edhe diasporën dhe kthimin e shumë shqiptarëve për tu kthyer në tokat e të parëve edhe nga jashtë vendit ku ata mund të jenë sot për të zhvilluar projekte që më pas ne do të bënim të mundur që t’i ndihmonim që të kishin një ecuri më të shpejtë miratimi dhe zbatimi të këtyre investimeve në zona që ne do t’i shpallim zona me përparësi dhe me një nevojë prioritare për një zhvillim ekonomik të mbështetur nga këto instumenta që ne propozojmë me këtë projektligj”.