Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paketa me 10 këshilla! Del udhëzimi, largësi nga 1.5-2 metra dhe maska, ja si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë

22:51 / August 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit njoftoi se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Ndërkohë, këtë të enjte ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në shkolla. Në protokollin e publikuar nga ministria shpjegohet masat që janë marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Orari dhe hyrja në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria, ndërsa nxënësit duhet të paraqiten në institucionin arsimor duke respektuar me përpikmëri orarin pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.

Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore. Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Ndërkohë, qëndrimi dhe mësimi në klasa ka të tjera rregulla.

Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra. Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. Në klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen në klasa të tjera. Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato. Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme. Ndërsa është vendosur të mos lejohet ushqimi në klasë.

10 keshilla paketa pandemise UDHEZIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.