Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka komenton situatën e opozitës, teksa thekson se ca merita për bashkimin e PD i meriton. Paloka tha se Berishës iu dha informacion i gabuar dhe ai i shpjegoi situatën që të mos të hiqnin dorë nga PD, sepse deptetët mblodhën firma dhe ishin gati të formonin një grup të ri.
”Rama 12 vite që është në kushtet e arrogantit, unë e kam parë edhe duke ikur me vrap këtë njeriu 2 metra. Ai duket edhe me gazetarët si sillet me ata që lëpihet në studio dhe ata që janë profesionistë. Thotë dikush ca betejash paskeni bërë ju, ju keni marrë vulën por ju i keni pasur ato? Por unë them që qëllimi ka qenë që PD të shkrihej dhe kjo ka qenë shumë afër, por ne kemi bërë shumë përpjekje.
Ka pasur një periudhë që ja mbushën mendjen edhe Berishës, por i kishin dhënë një informacion të gabuar dhe isha unë ai që e kundërshtova e ja shpjegova dhe ai më dëgjoi. Prandaj them që i dua ca merita, sepse i meritoj dhe duhet ti kujtoj sepse i harrojnë. Deputetët deshën të heqin dorë nga PD dhe donin që të krijonim një grup tjetër, por unë dhe Berisha këmbëngulëm dhe jemi sot këtu ku jemi. Rama për pak e arriti qëllimin e tij për të shuar fare PD”, tha Paloka.
