Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paloka: Opozita nuk është mjaftueshëm e bashkuar për të mundur regjimin

21:36 / May 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për zhvillimet në selinë blu, ku ka pranuar se opozita nuk është mjaftueshëm e bashkuar për të mundur regjimin, por ajo që ndodhi pas 9 shtatorit është më tepër pozitive se sa negative.

Edi Paloka: Nuk mund të themi që opozita është e bashkuar ashtu siç duhet të jetë për të përmbysur këtë regjim, për këtë jemi koshientë. Më e mira është që të bashkohemi. Kemi një qëllim të gjithë, jo thjesht partitë opozitare apo këto që ishin në koalicionin e 25 prilli, por të gjithë ata që mendojnë qofshin parti politike, shoqata, individë, qytetarë të thjeshtë që mendojnë se ky regjim duhet të përmbyset, duhet të bashkohen me opozitën. Lojërat nuk më pëlqen ky apo ai janë në shërbim të Ramës. Ajo që ndodhi me PD-në pas 9 shtatorit është më tepër pozitive se sa negative. Pas 25 prillit ne ishim si në kënetë. Ajo që ndodhi me Berishën, lëvizim e tundi PD dhe angazhoi një pjesë të madhe të militantëve dhe anëtarëve që deri në atë moment ishin në gjumë.

Juristi Leonard Karaj nuk mendon në të njëjtën linjë me Palokën. Sipas tij, ndarja e opozitës në 3 grupime nuk tregon përparim pozitiv.

Leonard Karaj: Fakt është se sot Grupi Parlamentar i PD është ndarë minimalisht në 3 fraksione. Disa që pretendojnë se janë Rithemelimi, disa që duan të mbajnë ende bashizmin në PD dhe disa të tjerë që tentojnë të bëjnë pazaret e afërta. Si mund të flasim për një bashkim të opozitës kur jemi në një kaos total?

Në Gjykimin e Palokës, ndarja shihet vetëm brenda Grupit Parlamentar, pasi sipas tij, baza është e bashkuar.

Edi Paloka: Kjo ndarje është vetëm në pjesën e Grupit Parlamentar. Në bazë është në përmasa të papërfillshme. Në Grupin Parlamentar kemi të bëjmë me interesa të ngushta dhe jo me parime sepse të paktën pas 6 marsit, kur u bë e qartë se kush e përfaqësonte PD-në dhe ata që kishin dyshime për atë që ndodhi më 11 dhjetor, të gjitha këto dyshime ranë.

Bashkim Opozita paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.