Dy peshkarexha janë përfshirë në një përplasje pasi u afruan shumë pranë me njëra-tjetrën për të peshkuar duke u bërë mollë sherri për hapjen e një “lufte” mes Francës dhe Britanisë së Madhe.
Një anije peshkimi franceze ka përplasur qëllimisht një anije tjetër angleze sot në ujërat e ishullit Xhersi.
Një nga kapitenë e anijes së peshkimit të Mbretërisë së Bashkuar tha se anija franceze erdhi qëllimisht dhe se nëse do të kishte dëmtuar morrin e varkës do të përfundonte në fund të detit.
“Ai qëllimisht u shpejtua dhe shkoi drejt meje duke prerë harkun tim. Nëse ai do të kishte goditur motorin tim unë do të isha në telashe të mëdha, unë mund të kisha humbur varkën dhe gjithçka mund të kishte ndodhur.
Ata ishin jashtë funksionit dhe nëse nuk do të ishte për ndonjë veprim të shpejtë evaziv, varka ime mund të kishte qenë në fund të Kanalit. Ai duhet ta ketë ditur që unë do të kisha ardhur më keq nëse ai do të më kishte goditur – ai është një peshkarexh çeliku dhe varka ime është e vogël thejsht për passion. Ishte krejtësisht e pamatur prej tij”.- tha ai.
Vetëm pas orës 13:00 anijet franceze filluan të tërhiqeshin nga ujërat e Xhersi pasi zbarko Flota Detare Mbretërore.
Kjo vjen ndërsa David Sellam, kreu i autoritetit portual të Normandisë, paralajmëroi “ne jemi gati për luftë. Ne mund të gjunjëzojmë Xhersin”.
Këtë pasdite, Kryeministri Boris Jonson ofroi “mbështetjen e tij të qartë për Xhersin” pasi foli me autoritetet e ishulli, ndërsa peshkimit u përshkallëzua, raporton The Sun.e
Anijet britanike ishin të armatosura me top 20 mm dhe 30 mm, të cilat mund të hapin 700 fishekë në minutë në një distancë prej 1,300 jardësh.
Emmanuel Macron pas konflikti dërgoi edhe dy anije patrullimi të Marinës Franceze – pavarësisht se njëra ishte më pak se gjysma e madhësisë së secilës prej anijeve të marinës mbretërore angleze.