Pamje rrëqethëse janë fotografuar nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i afrohet disa çadrave në Stamboll dhe më pas arkivole me trupa të pajetë nga COVID-19, po ngarkohen në të.
Të dyja fotot që po qarkullojnë në internet i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, për të bërë publike sigurinë e tij se edhe sot shteti dhe qeveria nuk japin fakte reale për rrjedhën e Pandemisë.
Vetëm të Mërkurën (25 Nëntor) autoritetet turke, të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale, filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.
Kështu, sot, 26 Nëntor në Turqi u shënuan 29 mijë raste të reja dhe 175 persona në 24 orë humbën jetën, por edhe këto njoftime nuk konsiderohen të besueshme nga burime të pavarura por edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglou.