Policia jep detaje të reja mbi gjetjen e një trupi të pajetë në bregdetin e Adriatikut ditën e sotme. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se trupi i pajetë i një mashkulli u gjet nga një peshkatar. Raportohet se kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i Policisë
Kurbin, Lezhë
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes