Një boksier argjentinas i peshave të lehta, Hugo Santijan, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike për shkak të dëmtimeve që ka marrë në një ndeshje për titullin në Amerikën e Jugut. Ai ka pësuar kolaps teksa po priste vendimin e gjyqtarit dhe pavarësisht tenativave për ta mbajtur në jetë, nuk arriti të fitonte betejën më të rëndësishme.
Boksieri 23-vjeçar kishte arritur të merrte një barazim në duelin ndaj uruguaianit Abreu, në një ndeshje shumë të fortë, por ndërsa priste vendimin e gjyqtarit, ai u rrëzua në ringu, duke alarmuar të pranishmit. Ai menjëherë u dërgua në spital me maskë oksigjeni, ndërsa edhe stafi i rivalit të tij përpiqej që ta ndihmonte në këtë situatë.
Në spital, ai iu nënshkrua një operacioni në kokë, por pësoi dy infarkte gjatë tij dhe nuk ia doli të mbijetonte.