Jeta e Ronaldinhos ka pasur ulje dhe ngritje që prej largimit nga bota e futbollit, por fundin ai e preku muajin e kaluar. Braziliani u arrestua në Paraguaj me pasaportë false së bashku me vëllain e tij.
Sidoqoftë, lojtari pagoi një shumë të konsiderueshme dhe tani do të qëndrojë në arrest shtëpie, kohë të cilën do ta kalojë në Hotelin Palmaroge në një suitë presidenciale.
Që prej kur i vari këpucët, ish-futbollisti ka pasur probleme të mëdha financiare, mirëpo, website i Palmarogas tregon se vendi ku ai do të qëndrojë në arrest shtëpie është suitë presidenciale, dhe shumë i rehatshëm – më e pakta që mund të themi.