Partia Demokratike ka publikuar sot identitetin e efektivit të policisë që sipas tyre goditi një ditë më parë djalin e ish-deputetit të Fierit, Luan Baçi.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar efektivin e policisë, i cili sipas saj ishte i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin.
Ngjarja ndodhi dje pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
“Kreshnik Aliaj qe shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci. Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic qe përfaqësojnë bandën në pushtet”, thekson zëdhënësja e PD.