Pamje shikuese sot nga Afganistani të të droguarve kokë-rruar që rreshtoheshin nga zyrtarët talibanë me drejt qendrave të reja të rehabilitimit.
Pamjet vinin nga spitali i rehabilitimit Avicenna në Kabul ku shihen vuajtjet e të varurve nga heroina e metamfetaminat, për të cilët Talibanët janë zotuar të reduktojnë drastikisht numrat, që prej ardhjes se tyre në pushtet në gusht.
Raportimet nga vendi flasin për aksione të orëve të natës të policisë talibane, për të kapur të droguarit dhe të pastrehët, të cilët më pas mblidhen ne dërgohen me forcë në qendrat e rehabilitimit.
Në fundjavë policia bastisi një vend-strehim të droguarish nën një urë në zonën e Guzargah.
150 njerëz ishin kapur për t’u dërguar në stacionin e policisë ku shumë nga zotërimet e tyre u dogjën në një fuçi zjarri.
Të droguarit e pangrënë e në gjendje të rëndë shëndetësore, u vendosën në rresht drejt qendrës së rehabilitimit, që më parë ka qenë një bazë amerikane.
Atje të sapoardhurit zhvisheshin, futeshin për të bërë banjë dhe u rruheshin flokët.
“Këtu nis programi 45-ditor i trajtimit,” thotë krye-psikiatri i spitalit Dr Wahedullah Koshan.
Burrat më pas detyrohen të heqin dorë nga varësia e tyre, me ndihmë minimale mjekësore për të reduktuar dhimbjet apo shqetësimin.
Doktorët e spitalit tregojnë se të varurit vuajnë nga një seri sëmundjesh mendore. Ata ulen në stolat anës mureve të gurta dhe urdhërohen të “kthjellohen”, nganjëherë me goditje kamxhiku.
Metodat e ashpra janë shpesh të mirëpritura nga disa prej mjekëve, të cilët edhe ata nuk kanë zgjedhje tjetër por të pranojnë rregullat e qeverisë talibane.






