“Associated Press” ka publikuar pamje nga droni që shfaqin grupin e sulmuesve teksa lëviznin në Manastirin e Banjskës të Zveçan të dielën.
Rreth 30 persona me uniformë e të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat.
Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje, dhe materialin ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës.
Ata shihen teksa kanë hyrë në këtë manastir. Më pas ky grup ka sulmuar policinë. Në aksion janë vrarë tre sulmues.
Pamjet nga droni tregojnë sulmuesit teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit.