Këto janë pamjet e atentatit të dështuar ndaj Arlind Bushatit, i cili u ekzekutua ditën e djeshme së bashku me Hamza Licin.
Atentati i dështuar ndaj 23-vjeçarit ndodhi më 10 tetor, teksa i riu ishte ulur në një lokal në pedonalen e qytetit të Shkodrës.
Dy persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën, por nuk qëllojnë drejt tij duke u larguar nga vendngjarja.
Ndërsa personat e pranishëm në kafe ngrihen të tmerruar nga karriget.